72 vjet nga ekzekutimi i 22 intelektualëve/ Në Muzeun Kombëtar jepet shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”

72 vjet nga ekzekutimi i 22 intelektualëve/ Në Muzeun Kombëtar jepet shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”

Dje u mbushen 72 vjet nga ekzekutimi i 22 intelektualëve pranë Urës së Beshirit.

Në kujtim të ditës tragjike, kur do t'u merrej jeta 22 intelektualëve, të akuzuar se pasdreken e 19 shkurtit 1951 kishin hedhur një sasi dinamiti në oborrin e ndërtesës së ambasadës sovjetike, përkujtohet Sabiha Kasimatin, nismëtarja e themelimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, e cila u ekzekutua së bashku me 21 persona të tjerë mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit.

Në nder të kurajos së saj intelektuale,  Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-199, bën të ditur se sot jepet shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, me autore Rovena Rozhanin dhe regji të Suela Bakos, në të cilën të rinjtë u ‘japin zë’ tri shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin.

Tre copëza jete dhe pune, në kohë e vende të ndryshme të shkrira në një skenë të vetme.

Shfaqja është përgatitur nga grupit teatror i gjimnazit “Qemal Stafa”, gjimnazit “Ismail Qemali”, gjimnazit “Andon Zako Çajupi” dhe shkollës 9-vjecaren “Jeronim de Rada”.

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë” prezantohet në sallën “UNESCO”, në Muzeun Historik Kombëtar, prej orës 14.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy