Drejtoria e Arkivave përkujton 174 vjetorin e botimit të gazetës së parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

Drejtoria e Arkivave përkujton 174 vjetorin e botimit të gazetës së parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

Si sot më 23 shkurt të vitit 1848, u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot dy fletë të numrit nëntë të revistës “L’albanese d’Italia”, publikuar më datë 22 mars, 1848.

Ky botim periodik, që cilësohet si gur themeli i shtypit kombëtar, qe nën drejtimin e një prej figurave qendrore të periudhës së Rilindjes, shkrimtarit arbëresh Jeronim de Rada.

Gazeta, shkruar kryesisht në gjuhën italiane dhe pjesërisht në arbërisht, shërbeu si një tribunë e komunikimit të mesazheve politike, shoqërore e kulturore, në përpjekje për të krijuar dhe informuar opinionin publik të komunitetit arbëresh në Itali. Për këtë qëllim, në disa prej numrave të saj, janë publikuar lajme të shumta mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

De Rada, i cili gëzon atributet e “babait” të gazetarisë shqiptare, përveç konceptimit të periodikut, kish marrë nën ngarkim të plotë kryerjen e çdo procesi të parashikuar deri tek shtypshkrimi i përmbajtjes. Në vijim, do t’i vinte në ndihmë një bashkëpunëtor, studenti Nicola Castagna.

Personaliteti i botës arbëreshe, ndërmori në vitin 1883 edhe botimin e revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbërit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy