Leonardo DiCaprio tjetër thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Leonardo DiCaprio tjetër thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Aktori i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio nuk di të ndalet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Lumit Vjosë, në Shqipëri.

Ai ka reaguar sërish disa orë më parë dhe këtë herë ka bërë thirrje përmes Twitter, duke kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar.

DiCaprio është shprehur se ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit’.

Aktori e shoqëroi postimin me një artikull të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘New Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’.

Në artikull përmenden edhe protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy