Një nga muzikantët më të shquar të Malit ka kritikuar Administratën e Sigurisë së Transportit pasi instrumenti i tij "i pamundshëm-për të zëvendësuar" u shkatërrua nga agjentët në Aeroportin Ndërkombëtar "John F. Kennedy" të Nju-Jorkut.
Ballaké Sissoko i tha "NBC News" përmes email-it se korja e tij e punua me dorë dhe e bërë me porosi - një harpë me harqe 21-tela e përdorur gjerësisht në Afrikën Perëndimore - ishte "plotësisht e shkatërruar".
"Normalisht ata thjesht e hapën për shkak të formës së çuditshme të instrumentit. Këtë herë, ata e çmontuan dhe e prishën", tha ai.
Në postimin e tij në Facebook, Sissoko pyet, nëse agjentët do të kishin "guxuar të çmontonin një violinë “Stradivarius", duke shtuar se kora e tij ishte shkatërruar për shkak të "paditurisë kulturore dhe racizmit që po përhapet në shumë pjesë të botës".
Sissoko sapo kishte përfunduar një turne në qytetet e SHBA-së përfshirë Los-Anxheles, Miami, Çikago dhe Nju-Jork me grupin e tij 3MA. Grupi merr emrin e tij nga dy shkronjat e para të vendit të origjinës së secilit anëtar në frëngjisht: Mali, Marok, Madagaskar.
Sissoko filloi të luante kora për "Orchester National du Mali" kur ishte 13 vjeç, dhe përfundimisht shëtiti nëpër Afrikë, pasi u transferua në Francë, ai formoi një trupë të tij, duke fituar njohjen ndërkombëtare.
Sissoko tha se ai tani do të duhet të udhëtojë në kryeqytetin e Malit, Bamako, për të blerë pjesë për një kora të re. /Euronews, përgatiti Erina Çoku/



