Stivi Çela është një djalosh lushnjar i pasionuar pas kërcimit, i cili nga studimi për skulpturë, aktualisht merret me montazh dhe editimin e videove.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai thotë se kërcimin e ka pasion dhe e ka ushtruar prej vitesh, por për shkak të rrethanave ekonomike nisi punën e montazhit dhe “ngeci pas skene”.
Kërcimin e kam nisur që i vogël, isha në shkollë, pastaj kur mbaroi shkolla, kisha gjëra më të rëndësishme që duhet të plotësoja, nga ana ekonomike më tepër, se nuk mund të rrija pa punë.
Nuk mund të sabotoj familjen, vetëm për pëlqimet e mia personale. Kjo mund të kthehet në një profesion në të ardhmen, por do shumë kohë.
Ishte shumë e lodhshme të punoja, puna e montazhit nga që je ulur është shumë e lodhur psikologjikisht.
Provova kërcimin, por isha shumë i lodhur dhe bëra një pauzë. Kam disa miq që kanë arritur shumë lart dhe i them vetes po sikur ta kisha vazhduar dhe unë mund të kisha arritur shumë lart.
Jo vetëm te montazhi, por edhe kërcimin i kam mësuar si pa dashje, nuk është se e kisha pasion që i vogël.
Montazhin e nisa, pasi nipi im donte një video. Unë i thashë nuk di. Hapa disa video tutorial dhe mësova bazat. Pastaj fillova dhe u perfeksionova më tej në montazh.
Për pëlqim që është më lart se kërcimi, do vendosja pianon. Ka ikur si kohë që ta mësoja profesionalisht. Edhe pianon e kam mësuar me Youtube. Se veshin e kisha të muzikës.
Skulptura ishte krejtësisht pa dashje. Kur isha fëmijë shikoja shumë kukulla dhe i vizatoja, më shumë vizatoja Gokun, kisha qejf pjesën e flokut me majë.
Prindërit më futën te Liceu Artistik. Mësova në një kurs bazat dhe me profesion jemi te skulptura.
Vazhdova për skulpturë pastaj, por nuk e gjeta veten. Bëja vetëm ato që kisha qejf.
E kisha problem që po s’më pëlqente modelja, nuk e bëja dot. Pak herë kam shkuar në shkollë. Bëra gjashtë vite basketboll.
Lashë basketbollin dhe hyra në kërcim. E lashë basketbollin se nuk kisha kohë. Por më mirë që ndodhi.
Nuk e di a do e vazhdoj si montazh dhe iu riktheva sërish kërcimit.



