Në studion e ‘MCN Informacion’, menaxheri i marketingut, Klemi Sinakoli, komentoi ndarjen e çmimeve më të lakmuara në industrinë e filmit dhe ndikimin e tyre në kinematografinë shqiptare.
Më të mirët dhe më të zgjuarit e Hollivudit janë nderuar me çmimet më të lakmuara në industrinë e filmit, çmimet Oscar. ‘One Battle After Another’ udhëhoqi me gjashtë fitore, ndërsa Jessie Buckley e ‘Hamnet’ dhe Michael B. Jordan i ‘Sinners’ morën çmimet kryesore për aktrim.
Ai shtoi se: “Kjo ceremoni është e vetmja ditë në vit që ulem për të parë TV; mbrëmja më e bukur e vitit sa i përket filmave. ‘One Battle After Another’ ishte e parashikueshme, por në mënyrë pozitive. Ishte një betejë mes tij dhe ‘Sinners’, dhe fitoi i pari. Unë, si fans i ‘Sinners’, e vlerësova shumë sepse tërhoqi publikun dhe pasqyron realitetin".
Hollivodi vazhdon të tregojë se është gjithmonë një hap përpara, dhe filmi fitues është shfaqur edhe në kinematë shqiptare.
Kishim një shumëllojshmëri këtë vit dhe është zgjatur lista e filmave të mirë. Fillimisht aplikohet për secilin film, pastaj juria vendos. Çmimet për Oscar janë më se të merituara.
Një moment historik ishte fitimi i parë i një gruaje në fushën e kinematografisë si drejtuese fotografie.
Përveç kësaj, shqiptarja Luana Bajrami nga Kosova mori një Oscar, një sukses që Sinakoli e përshkroi si “një moment krenarie për kinematografinë tonë. Besoj se i radhës do të jetë një film me metrazh të gjatë, dhe pothuajse të gjithë filmat e Oscar janë shfaqur në kinematë shqiptare. Oscar është më shumë një vlerësim sesa thjesht një çmim,” përfundoi ai.



