"Vdekja e kalit” mes 20 filmave evropianë që do të shfaqen në programin “ArteKino Classics”

"Vdekja e kalit” mes 20 filmave evropianë që do të shfaqen në programin “ArteKino Classics”

Filmi shqiptar “Vdekja e kalit”, prodhim i vitit 1992 është përzgjedhur mes 20 filmave evropianë, që do të shfaqen falas për publikun në programin “ArteKino Classics” në kanalin arte.tv.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se shfaqja e këtij filmi është një ngjarje për kinemanë tonë dhe një nxitje për të ecur më tej në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.

Një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve “Vdekja e kalit”, prodhimi i vitit 1992, me regji të Saimir Kumbaros, i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit me bashkëpunimin e Audio-Video-Film, Shai Drori dhe ACE – Association des Cinémathèques Européennes, është përzgjedhur mes 20 filmave evropianë që do të shfaqen falas për publikun, në programin “ArteKino Classics”, në kanalin arte.tv, subtitruar në 6 gjuhë, me mbështetjen e Creative Europe.

Bazuar në një histori të vërtetë, “Vdekja e kali” është drama e parë filmike shqiptare e realizuar pas rënies së regjimit komunist.

 Filmi është realizuar në vitin 1992 dhe mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro e skenar të Nexhati Tafa, nën interpretimin e Timo Fllokos, Rajmonda Bulkut, Tinka Kurti, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy