
Ai është cilësuar si një nga beqarët më të mirë të Britanisë së Madhe, por ylli i Hollivudit Hugh Grant më në fund po vendos unazë.
Aktori i famshëm i cili për të gjithë do të mbahet mend për rolin e tij në filmin “Katër dasma dhe një funeral”, ka vendosur që të hedhë pas krahëve beqarinë dhe të martohet me nënën e tre fëmijëve të tij, producenten televizive suedeze Anna Eberstein.
57-vjeçari është baba i 5 fëmijëve në total. Ai ka 2 fëmijë, Tabitha dhe Felix, nga marrëdhënia e tij me ish-partneren Tinglan Hon.
Ndërsa Eberstein që është 39 vjeçe, lindi fëmijën e saj të parë me Grant, një djalë, në vitin 2012.
Çifti më pas u bë me një vajzë, emri i të cilit nuk është zbuluar, në dhjetor 2015.
Në mars të këtij viti ish-e dashura e Grant, Liz Hurley, zbuloi se aktori dhe Eberstein kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tretë, gjinia e të cilit nuk dihet.
Për aktorin ka pasur edhe lajme jo të mira, pasi Grant u arrestua në Los Anxhelos në qershor të vitit 1995 për sjellje të pahijshme me prostitutën Divine Brown dhe u gjobit 800 dollarë pasi nuk u paraqit asnjë kontest ndaj akuzës.
Oficerët e policisë sekuestruan makinën e aktorit pasi e panë atë duke marrë Brownin në një zonë të njohur për prostituta.
Grant më vonë kërkoi falje për aktin e tij "të çmendur".
Aktori ka luajtur edhe në filma të tjerë përfshirë “Notting Hill” përkrah Julia Roberts si dhe Paddington 2.
Ai gjithashtu luan në dramën e re të BBC “A Very British Scandal”, duke luajtur rolin e deputetit Jeremy Thorpe.



