
Pedagogia Linda Mëniku thotë se tekstet e këngëve të sotme bëhen që të mbahen mend me një përsëritje të së njëjtës fjali pa pasur ndonjë brendi të madhe.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Mëniku deklaroi se dikur këngët shqiptare bazoheshin te poezitë dhe të përzgjedhura, tek Kadareja dhe Agolli.
Ndërsa për muzikën e sotme, tha se që një njeri ta kuptoj atë fjalë duhet të kuptoj anglishten apo gegërishten, duke nënvizuar se është bërë prirje e madhe që të pëlqehet gegërishtja.
Por kur gegërishtja shkruhet nga dikush që nuk është gegë, humb kuptimin. Te një këngë e Elvana Gjatës “metana”, duhet me të tana, zhduken element të gjuhës shqiptare.
Ndërsa festivali i Sanremos në Itali vazhdon respektin e traditës. Vazhdojnë të nxjerrin këngë himne, edhe me figura elitare.
Gianni Morandi vazhdoi të këndonte, mbrëmë ishte Georgia që këndoi pas kaq vitesh, vazhdojnë këngëtarët e traditës.
I kanë tekstet e bukura dhe që sjellin qëndrim për situatën në vend, siç bënte Çelentano dikur.



