Shuhet në moshën 85 vjeçare aktorja Mimika Luca

Shuhet në moshën 85 vjeçare aktorja Mimika Luca

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare.  Aktorja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 85 vjeçare.

Ajo u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë. Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.

 Luca e cila ka interpretuar më shumë se 30 role gjatë karrierës së saj 15-vjeçare njihen si një ndër ikonat e viteve të arta të kinematografisë shqiptare. 

Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Roli i parë ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë.

Një personazh i rrallë si Mimika Luca nuk harrohet dot nga publiku shqiptar, ashtu si roli i nënës së Marigosë te “Përrallë nga e kaluara”. Rolet e nënave, të edukatoreve apo edhe të mësuesve duket se ishin të prera për karakterin e saj. Më 1984, ajo interpreton edukatoren te filmi “Taulanti kërkon një motër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy