Shënohet përvjetori i vdekjes së mikut të shqiptarëve, historianit Justin Godart

Shënohet përvjetori i vdekjes së mikut të shqiptarëve, historianit Justin Godart

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 12 dhjetorin e vitit 1956, datë në të cilën ndërroi jetë miku i Shqipërisë, Justin Godart.

Militoi në arenën ndërkombëtare, si rrallëkush, për mbrojtjen e të drejtave të vendit tonë. U zgjodh president nderi i shoqatës Francë-Shqipëri dhe në shenjë vlerësimi për rolin e luajtur në përkrahje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve, u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin e lirisë të klasit të parë”.

Në përvjetorin e 25-të të Pavarësisë së Shqipërisë (1937), u dekorua nga mbreti Zog me “Urdhrin e Skënderbeut”.

Shërbimi i paçmueshëm i këtij përfaqësuesi të senatit francez do të përfshinte edhe rrafshin e historiografisë.

Godart ka shkruar dy libra për Shqipërinë, botuar bashkarisht në Paris në vitin 1922.

Bëhet fjalë për publikimet “L’Albanie en 1921” (Shqipëria në 1921-shin) dhe “L’Albanie en 1922” (Shqipëria në 1922-shin).

Në këto botime, shprehu simpatinë e tij për popullin shqiptar, keqardhjen e tij për historinë e mundimshme të Shqipërisë, sikurse edhe besimin në premisën e prosperitetit të Shqipërisë, krah për krah me kombet e qytetëruara.

Drejtoria e Arkivave, ka postuar një letër falënderimi adresuar Godart-it prej Musine Kokalarit, për kontributin e tij në mbrojtje të Shqipërisë dhe për gatishmërinë e arkeologut Leon Rey, lidhur me zbulimin e thesareve arkeologjike shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy