Regjisori Gëzim Kame tha pushteti i parasë në Shqipëri është bërë absolut, dhe nuk e duron dot këtë gjë.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Kame tha se njerëz injorantë janë bërë Zot të vendit, ndërkohë që akademikë dhe shkencëtarë nuk nxjerrin dot muajin.
Ka raste që të duket sikur ke vënë syze të errëta dhe e shikon çdo gjë në errësirë. Ka një pakënaqësi të jashtëzakonshme. Jam një nga ata që edhe kam paralajmëruar në karrierën time, profesionin tim, brenda njohurive që kisha për kapitalizmin, që po vinte në një moment të papërgatitur ku ishim neve. Pushteti i parasë në kohën e luftës së ftohtë ishte i jashtëzakonshëm, kjo te ne është bërë absolute, unë këtë s’e duroj dot. Njerëz injorant, të paarsimuar, u bënë Zot të vendit. Këta edhe po ndihmohen nga politikat e qeveritarëve tanë. Janë bërë ortakët më të mëdhenj dhe shokët më të afërt të qeveritarëve. Duket sikur buxheti i shtetit mendon vetëm për këta. Ndërkohë që akademikë, profesorë, shkencëtarë, mezi nxjerrin muajin”.



