
Filmi i regjisorit japonez, Hizokazu Kore-eda, që portretizon në mënyrë të dhimbsur portretin e të varfërit në filmin familjar “Vjedhësit e dyqaneve”, ka fituar çmimin e madh, “Palma e Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë.
Në ceremoninë e mbylljes së festivalit të Kanës, juria e udhëhequr nga Cate Blanchett përzgjodhi filmin si një nga filmat më të duartrokitur të festivalit, të përshëndetur si kryevepra modeste e një regjisori veteran të njohur për trajtimin e tij delikat.
Filmi ka në qendër një hajdut të parëndësishëm, që merr një vajzë të re në shtëpinë e tij, pasi sheh shenja dhe plagë nga abuzimi në trupin e saj dhe ai dhe familja e tij vendosin ta mbajnë dhe ta rrisin vajzën si të tyren.
Shumë spekuluan se Palma e Artë mund të shkonte për regjisorin libanez Nadine Labaki, të cilit, në fakt iu dha çmimi i jurisë së Kanës.
Filmi i Labakit u pëlqye së tepërmi kur u shfaq, por kritika më pak entuziaste për historinë e djalit 12-vjeçar, që jeton në varfëri dhe që i padit prindërit e tij për neglizhencë.
Satira politike e Spike Lee në filmin “BlacKkKlansman”, bazuar në historinë e vërtetë të një oficeri me ngjyrë të policisë që infiltroi Ku Klux Klan në vitet 1970, fitoi çmimin e dytë, Grand Prix.
Regjisori më i mirë shkoi në Poloni për Paëel Paëlikoëski për filmin e tij “Lufta e Ftohtë”, një romancë që lëviz nga fermat e fshatit të Polonisë në klubet jazz të Parisit në vitet 1940 deri në 1960.
Çmimi për debutimin më të mirë regjisorial shkoi për Lukas Dhont për filmi “Vajza”, një dramë belge për një vajzë adoleshente transgjinore që kërkon të bëhet balerinë.
Si aktori më i mirë u vlerësua aktori italian, Markelo Fonte, për performancën e tij si kujdestar qensh në filmin e Matteo Garrone.
Çmimi për aktoren më të mirë femër iu dha aktores kazake Samal Yeslyamova, e cila interpreton rolin e një nëne beqare, që braktis fëmijën e saj të porsalindur në filmin “My Little One”, të Sergej Dvortsevoy.



