Duni: Shoh çdo shfaqje që vihet në Teatër, qëllimi im të bëjmë një copëz art

Duni: Shoh çdo shfaqje që vihet në Teatër, qëllimi im të bëjmë një copëz art

Regjisori Spiro Duni thotë se i sheh të gjitha shfaqet që vihen në Teatër, por jo ato që shfaqen në çdo qoshe të vendit.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai tha se nuk shton asgjë nga vetja sidomos kur janë vepra nga autorë të mëdhenj, por saktësoi se redakton.

Fantazia jote është që të prodhojë humor. Kur sheh që 95% aty je menduar po qeshet, thua se je ok. Janë aktorë që sot prodhuan ndoshta shfaqjen më të mirë. Qoftë Flaura Kureta, Niada Saliasi, Genti Deçka dhe Donald Shehu.

Sipas tij, shfaqjet duhen filmuar për ti pasur në arkiv, kur janë dhënë mbi 7 shfaqje, pasi në premierë nuk është vendosur ende kontakti me publikun, por se për të filmuar duhet marrë leje nga autori.

Ai bëri të ditur se ka paguar para tek autori për 18 shfaqjet në Tiranë dhe se nëse do të shkojë në rrethe të tjera, duhet pagesë shtesë.

Qëllimi im është të bëjmë një copëz art si Teatër Kombëtar dhe të mos bëjmë banalitete.

Duni bëri me dije se shfaqja e radhës do të jetë dramë, ndryshe nga komedia aktuale “E vërteta”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy