Edhe aktorja Sharon Stone vendosi të frekuentojë aplikacionet për takime, por shumë menduan se profili i saj ishte i rremë, aq shumë sa që aplikacioni në fjalë “Bumble” bllokoi llogarinë e saj. Ylli i “The Basic Instinct” protestoi me një postim në Twitter: "... ata e mbyllën llogarinë time. Disa përdorues raportuan se nuk mund të ishte unë! Hej @bumble, po më përjashton?". Pas kësaj u ripranua menjëherë, me urimet më të mira nga drejtorja editoriale Clare O'Connor: "Shpresoj që ju të gjeni thesarin tuaj."
Sharon Stone ka qenë dy herë e martuar dy herë: së pari me producentin Michael Greenburg dhe më pas me gazetarin Phil Bronstein, nga i cili u divorcua në vitin 2004. Dhe në të kaluarën ajo nuk e ka mbajtur sekret statusin e saj, në vitin 2014 ajo tha se ishte "e hapur për takime ".



