Këngëtari dhe kantautori i njohur, Françesk Radi, është shtruar dje me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Këngëtari ndodhet i shtruar në reanimacionin qendror, në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar një hemoragji cerebrale.
Bashkëshortja e tij, Tefta Radi, thotë se për shkak të gjendjes së rëndë, është i pamundura transportimi i tij jashtë vendit.
Ajo i fton të gjithë të bashkojnë lutjet për jetën e këngëtarit të njohur.
Mesazhi i folëses së njohur është publikuar në faqen e Olti Currit në Facebook.



