Qindra adhurues mblidhen në kishë për Dolores O’Riordan

Qindra adhurues mblidhen në kishë për Dolores O’Riordan

Qindra njerëz janë mbledhur dje në Limerick, Irlandë, për të bërë homazhe para trupit të këngëtares Dolores O’Riordan. Funerali do të mbahet sot.

Trupi i pajetë u vendos në kishën e Shën Jozefit, ku gjatë gjithë kohës luheshin këngë të Cranberries.

Në kurorën pranë arkëmortit shkruhej: “Kënga ka mbaruar, por kujtimet mbeten”.

Peshkopi i Limerick-ut, Brandan Leahy, e cilësoi O’Riordan “një bijë të dashur” të qytetit ku ka lindur.

O’Riordan u nda nga jeta disa ditë më parë, në moshën 46-vjeçare. Ajo u gjet e pajetë në një hotel në Londër. Policia britanike po heton në lidhje me vdekjen e saj, pasi ka përjashtuar pistën e vrasjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy