Shkodra Universal Sounds vjen që nga sot me një mozaik muzikor në qytetin e Shkodrës, në të cilën përfshihen: “Shkodra Jazz Festival”, “Rrok Academy” dhe “Shkodra Sound”.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja njpftoi se aktivitetet e muzikës jazz do të shtrihen prej 12 gushtit e deri më datën 1 shtator.
‘Shkodra Jazz Festival’ vjen në vitin e tij të 15-të, ndërsa ruan me fanatizëm traditën dhe jetëgjatësinë ndër vite.
“Përjetoni një atmosferë ndryshe, me tinguj unikë në veriun e Shqipërisë”, shkroi ministri Blendi Gonxhja.
Aktivitetet muzikore do të zhvillohen në pika të rëndësishme të qytetit, si sheshi para bashkisë apo oborri i Muzeut Historik të Shkodrës (Banesa Oso Kuka).
Ky aktivitet mbështetet nga Bashkia Shkodër, MEKI si dhe ka bashkëpunëtor të saj Institutin Italian të Kulturës Tiranë.



