Libri “Tokë e premtuar” i Barack Obama-s promovohet në “Sarajet e Toptanëve”

Libri “Tokë e premtuar” i Barack Obama-s promovohet në “Sarajet e Toptanëve”

 “Tokë e premtuar”, vëllimi i parë i biografisë presidenciale të Barack Obama-s, i përkthyer dhe sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”, mblodhi në “Sarajet e Toptanëve”, personalitete të artit, kulturës, gazetarisë dhe politikës.

Në ceremoninë e promovimit të librit të Presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara, organizuar në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky është vetëm sipari i aktiviteteve të këtij niveli në godinën që sapo mori pronësinë e plotë publike.

“Më vjen mirë që kjo ndërtesë, e cila sot ka aktivitetin e parë publik si pronë publike, do të jetë një mundësi e hapur për të parë se si ne mund të ruajmë ato gjurmë të qytetit që janë realisht të vlerësuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës si ndërtesa me vlera. Ndoshta 2500 shtëpi të mbrojtura ne nuk mund t’i shpronësojmë, pasi nuk ka kurrë një buxhet të tillë, por unë besoj që në interesin publik ky është një çmim që ia vlen. Shpronësimi tjetër do të jetë ish-Instituti i Histori-Gjeografisë, apo siç njihet ndryshe, “Shtëpia e Libohovidëve” që është ngjitur me pjesën e Kalasë, tashmë e restauruar nga Bashkia e Tiranës dhe më vjen mirë që më në fund do të kemi disa elementë në zemër të qytetit që do të ruhen nga shteti, jo vetëm me një pllakatë, por edhe me fonde, menaxhim dhe mirëmbajtje publike”, u shpreh Veliaj.

Në vëllimin e parë të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar me detaje tejet personale si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike, një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike.

Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova që tregoi fuqinë e aktivizimit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kur u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy