Lexuesit shqiptarë do të kenë mundësi që përgjatë “Tetorit të Librit” të lexojnë autorë francez si Christelle Dabos, Jean Giono, Dominique Barberis , Neige Sinno, Christiane Rochefort të shqipëruar nga përkthyeset Lorena Dedja, Liliana Papa, Klarita Lagji, Blerta Hyska.
Në kuadër të muajit ku theksi vihet tek libri dhe lexuesit e tij, Ambasada e Francës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli fituesit e thirrjes për botimin në shqip të librave francezë.
Projekti i Ambasadës së Francës në Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit do të mundësojë botimin në shqip të pesë veprave të letërsisë franceze në gjuhën shqipe.
Ato u përzgjodhën mes shumë aplikimeve të dorëzuara për këtë thirrje dhe janë libra për fëmijë dhe të rinj ose libra të vlerësuar me çmime në Francë.
“Tetori i Librit” është shpallur si muaj që i kushtohet librit, në nder të ditëlindjes së tre poetëve të rëndësishëm të letërsisë sonë kombëtare: Migjenit, Dritëro Agollit dhe Gjergj Fishtës.



