Ermal Meta mori çmimin e tretë në festivalin e Sanremos, por mesa duket publiku ka vendosur t’i japë një vlerësim tjetër.
Albumi i tij “Vietato morire” është renditur në krye të listës së më të shiturve këtë javë.
Meta ka lënë pas Tiziano Ferro-n, albumi i të cilit “Il mestiere della vita” ka qenë më i shituri kohët e fundit.
Këngëtari me origjinë shqiptare ka lënë pas edhe gjigantë të skenës italiane si Adriano Çelentano dhe Mia Martini, të cilët kanë qenë më të shiturit për vitin 2016.
Meta u rendit i treti në festivalin e Sanremos, por kënga e tij mori edhe çmimin e kritikës “Mia Martini”. Meta u shpall fitues edhe i çmimit “Coveri më i mirë” me “Amara terra mia” të Domenico Modugno-s.



