Alanis Morisette ka lajmëruar se do të sjellë një album të ri për publikun artdashës të titulluar “Such Pretty Forks in the Road”. “Smiling” është kënga e dytë me të cilin ajo do të prezantohet, pas “Reasons I Drink”.
Ky album është i pari pas 8 vjetëve shkëputjeje dhe do të dalë në treg më datë 1 maj. Morisette ka lajmëruar edhe për turneun që do të vijojë pas publikimit të albumit, i cili do të përbëhet nga 13 koncerte. Koncertet nisin në Kopenhagen dhe përfundojnë në Paris.



