Ben Affleck rikthehet te publiku me një film frymëzues, i vlerësuar nga kritika

Ben Affleck rikthehet te publiku me një film frymëzues, i vlerësuar nga kritika

Filmi më i ri i Ben Affleck "The Way Back" e sjell aktorin në një rol që ai e njeh shumë mirë - një alkoolist që kalon nëpër grindje familjare dhe divorce para se të gjejë shpresën e përtërirë në jetë.

Pasi i hapi zemrën publikut rreth betejës së tij me alkoolin, tri herët që iu desh të shkonte në qendrat e rehabilitimit divorcin me aktoren Jennifer Garner, Affleck gjithashtu e gjen veten në rolin e papritur të një zëdhënësi mbi problemet e varësisë, thotë “Reuters”.

"Ishte aq befasuese sesi të qenit i varur nga alkooli dhe fakti që luaj një film të tillë preku aq shumë njerëz. Jam i kënaqur. Nuk ka asgjë heroike për këtë, por ndoshta është e dobishme për njerëzit të shohin se nuk është fundi”, tha Affleck, 47 vjeç.

Në film, Affleck luan një ish basketbollist, i cili po kalon një periudhë të vështirë dhe është një alkoolist, por i është dhënë një shans, kur i kërkohet të trajnerojë një ekip në shkollën e tij të mesme të vjetër.

Me "The Way Back", që do të nisë të shfaqet në kinematë e SHBA të premten, Affleck ka marr kritika të shkëlqyera.

Revista “Rolling Stone” dhe faqja e internetit e kulturës pop “Vulture” kanë dhënë vlerësimet më të mira për interpretimin e Affleck. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy