Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha.
Teatri i Durrësit, në një njoftim në Facebook, e përshkruan Hoxhën si xhevahiri i fundit i plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Homazhet për aktorin e njohur mbahen të hënën në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Lufti Hoxha lë pas një numër të madh rolesh në filmat shqiptarë.
Ai mbahet mend për interpretimin në “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj.
Karriera e tij vijoi edhe pas viteve ’90 në rolet në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”.



