Bllok lajmesh nga show-bizi, dy djem shqiptarë në sfilatën  e D&G

Bllok lajmesh nga show-bizi, dy djem shqiptarë në sfilatën e D&G

ELLEN DEGENERES TREGON SI E FITOI SUKSESIN AQ SHUMË TË KËRKUAR

 

Moderatorja karizmatike Ellen Degeneres ka treguar për një media britanike se ajo që i dha asaj suksesin aq shumë të kërkuar ishte pikërisht filmi "Finding Nemo". Ndërsa është shprehur se në vitin 2003 ajo ishte mjaft e zhgënjyer pasi kishte tre vjet që nuk merte oferta pune, dhe oferta për të qënë pjesë e filmit  "Finding Nemo", e riktheu atë në jetë , dhe ishte pikërisht ky film që u bë shtysë edhe për fillimin e programit të saj i cili nga viti 2003 e deri më tani numëron plot 38 çmime Emmy “The Ellen Show”. Ndërsa tani pritet që të jetë sërisht pjesë e serisë së dytë të po këtij filmi.

 

DY DJEM SHQIPTARË NË SFILATËN  E D&G

 

Tashmë Shqipëria prezantohet denjësisht nga njerëz të artit nëpër botë, ndërsa kësaj liste së fundmi i janë shtuar edhe dy djem model,  njëri me origjinë nga Kuçova ndërsa tjetri me origjinë nga Kosova. Bëhet fjalë  Kristofor Pitushi dhe Shqiprim Bruti 18 vjeç të cilët kanë qënë modelë në prezantimin e koleksionit të ri Dolce & Gabbana. Në koleksionin e tyre të ri "Alta Moda" për meshkuj në qytetin antik të Napolit, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kanë përzgjedhur si modelë edhe këto dy  djem shqiptarë, të cilët na bëjnë të ndihemi krenarë.

 

SCARLETT JOHANSSON AKTORJA MË E PAGUAR E TË GJITHA KOHËRAVE

 

Ndërsa aktorja më e paguar e të gjitha kohërave është shpallur Scarlett Johansson duke kryesuar kështu në top listën e 10 aktorëve më të paguara. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 31-vjeçarja ka grumbulluar 3.3 miliardë dollarë sipas  Box Offic.  Ndërsa femra e 2 si aktorja më e paguar është Cameron Diaz

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy