Restaurohen banesat “monument kulture” në lagjen “Kala” në Berat

Restaurohen banesat “monument kulture” në lagjen “Kala” në Berat

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka berë të ditur se Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat ka filuar me punën për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Sipas saj, specialistët e Drejtorisë të Trashëgimisë Kulturore në Berat po punojnë për restaurimin e banesës së familjeve Nova dhe Bilali në lagjen “Kala”.

Margariti, ka shkruar në rrjete sociale se “ka nisur rregullimi i çatisë për të vijuar me fasadën, dritaret, ambientet e jashtme e elemente të tjera, që e bëjnë këtë ndërtesë monument kulture”.

Banesa Nova është monument kulture kategori e II dhe ndodhet përgjatë rrugicës që të çon tek çanaku. Ndërhyrja restauruese konsiston në ndërhyrje në çati me zëvendësimin e elementëve drusorë të degraduar, mbulim me letër katrama, restaurim fasade, suvatim çatmaje në ambientet e jashtme, restaurim dritareve, vendosje kolona qoshe dhe fashature horizontale.

Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit.

Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4-t. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të kohës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy