Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës:  Letërsi përtej kufijve

Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës:  Letërsi përtej kufijve

Nesër në Pallatin e Kongreseve do të mbahet një takim i rëndësishëm letrar me shumë emra të njohur të letrave shqipe që vijnë për të diskutuar për letërsinë, gjuhën, kujtesën, atdheun, për t’u njohur e për të shkëmbyer mendime, për të vendosur ura lidhëse mes njëri-tjetrit dhe për të hedhur ide për mënyrën e mbështetjes dhepromovimit të letrave shqipe brenda dhe jashtë vendit.

Një takim që bën bashkë zëra të letrave shqipe të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me një emërues të përbashkët, shkrimtarin.

I organizuar në panele të ndryshme tematike e lexime autoriale, takimi synon të ndihmojë në njohjen, promovimin dhe krijimin e komunikimit të shkrimtarëve të Diasporës me lexuesit dhe botuesit shqiptarë dhe prezantimin e letërsisë së Diasporës, duke u kthyer në një traditë vjetore dhe në një zëdhënës të rëndësishëm të letërsisë së migracionit shqiptar.

Temat e zgjedhura prekin problematika të rëndësishme të letërsisë, të librit e të autorit, si: përkthimi, ndërthurja e dy kulturave për autorët në mërgatë, promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit. Tema të cilat do të trajtohen nga emra të njohur dhe mjaft aktivë në botën e letrave brenda e përtej kufijve, si: Flutura Açka, Arben Dedja, Ismete Lebaj, Rudolf Marku, Bashkim Shehu, Ben Andoni, Arta MArku, Persida Asllani, Mimoza Hysa, Enkel Demi, Stefan Çapaliku etj.

Edhe një ndër mediat më të rëndësishme në Itali “Corriere della Sera” e ka përcjellë Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës “Letra nga Diaspora” duke bërë një paraqitje të plotë dhe të detajuar të programit të eventit duke përmendur pjesëmarrjen e organizatorëve të festivalit italian «Europa/Mediterraneo. Passaggi ad Est» si një mundësi të veçantë për të njohur autorë shqiptarë.

Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës organizohet nga Qendra e Botimeve për Diasporën nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizon Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës “Letra nga Diaspora”më 22.2.2020 në Pallatin e Kongreseve, Salla Albanologjike, Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy