Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit.
Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.
Në dhjetor të vitit 1996 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli datë 21 Nëntor, si Ditën Botërore të Televizionit, në përkujtim të datës në të cilën u mbajt edhe Forumi i Parë i Televizionit Botëror, në po të njëjtin vit, 1996.
Kjo ditë i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.
Janë arsye të shumta për të shënuar këtë ditë, duke llogaritur që TV ka autoritet, krijon komunitete, frymëzon mendjen, jep kualitet, jep një zë për shkaqe të mira, përkrah sportin, stimulon ekonominë dhe shumë fusha të tjera.
Falë arritjes së pakrahasueshme dhe fuqisë emocionale, televizioni bën thirrje efektive për veprim gjatë krizave humanitare, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave sociale.



