Mes 22 këngëve pjesëmarrëse, “Përrallë”, e kënduar nga Eneda Tarifa është zgjedhur nga juria si kënga më e mirë e festivalit të 54-ët të RTSH-së. Përrallë do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të këngës, i cili do të mbahet në Suedi vitin që vjen.
Eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare, u mbajt në Pallatin e Kongreseve ku mes shumë emrave të rinj, morën pjesë edhe emra big të skenës.



