“The Irishman”, filmi i regjisorit Scorsese entuziazmon kritikën

“The Irishman”, filmi i regjisorit Scorsese entuziazmon kritikën

Nëse gjithçka do të varej nga përgjigjet e para të kritikës së entuziazmuar, “The Irishman” i Martin Scorsese, i cili të premten  pati premierën botërore, kjo ode ndaj filmit gangster, tashmë po shkon për multi-Oscar. Një shembull mbi të gjitha: ky film që kapërcen me lehtësi epokën dixhitale ka marrë 100% në "Rotten Tomatoes" pëlqimin e kritikëve, ndërkohë që në "Metacritic" fluturon me 92%. Vlerësime të tilla të njëkohshme në të dyja sitet nuk janë parë më përpara përsa u përket lajmeve të kinemasë.

Siç vlerëson kritiku amerikan Chris Evangelista: "Filmi është një kryevepër. Qesharak, epik dhe, mbi të gjitha, melankolik. Çfarë tregon? Është Scorsese që përballet me pleqërinë, trashëgiminë dhe vdekshmërinë".

Ajo çka e bën këtë film një lloj hibridi, midis klasicizmit dhe avangardës, është mbi të gjitha krahasimi me kohën, falë teknologjive të përdorura për të rinuar protagonistët e filmit, teknologji e cila, ndër të tjera, rriti shqetësimin për shpenzimet e filmit. Kështu, jo për çudi, filmi “The Irishman” kaloi nga duart e “Paramount”, që u frikësua nga kostoja e lartë e filmit, tek ato të “Netflix”.

"Për vite me radhë ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë fondin e nevojshëm. Pastaj më në fund mbërriti Ted Sarandos. Dhe të gjithë në “Netflix” thanë se do të mbështesin shpenzimet. Ata siguruan buxhetin, financuan filmin dhe u rreshtuan në mënyrë të përkryer me ne në mënyrë krijuese", shpjegoi Scorsese gjatë konferencës për shtyp në Festivalin e Nju-Jorkut.

Robert De Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci janë protagonistët e kësaj sage epike mbi krimin e organizuar në Amerikën e pasluftës.

Një histori e rrëfyer përmes syve të veteranit të Luftës së Dytë Botërore, Frank Sheeran - mashtrues dhe vrasës - i cili punoi së bashku me disa nga figurat më të rëndësishme të shekullit XX. Me pak fjalë, gjatë dekadave filmi tregon një nga misteret më të mëdha të pazgjidhura në historinë amerikane, zhdukjen e sindikatës legjendare "Jimmy Hoffa",  përmes një udhëtimi nëpër sekretet e krimit të organizuar, mekanizmat e tij të brendshëm, rivalitetet dhe lidhjet me politikën tradicionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy