“Mos fragmentoni Butrintin!” UNESCO kërkon hartën e kufijve, Tare: Përgjegjëse Margariti

“Mos fragmentoni Butrintin!” UNESCO kërkon hartën e kufijve, Tare: Përgjegjëse Margariti

Autoritetet shqiptare duhet të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare, pa dijeninë dhe pa miratimin e UNESCO-s.

Ky është vendimi që ka marrë UNESCO në lidhje me Butrintin këë të enjte në mbledhjen e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Nju Delhi në Indi.

Ish-drejtuesi i parkut të Butrintit, Auron Tare, tha për MCN se sa i takon Butrintit nuk është çështja e hartave, por aty ka një seri problematikash dhe kryesorja është fragmentarizmi i parkut kombëtar.

Sa i përket hartës zona midis fundit të Ksamilit deri te vendi i njohur si Pema e Thatë e gjithë zona është futur në sitën e zonës së mbrojtur nga ministria e kulturës, por çuditërisht 2 vite më parë në drejtimin e zonjës Margariti u kërkua heqja duke i hapur rrugë sot ndërtimeve atje.

Sa i takon Butrintit nuk është çështja e hartave te Butrinti, por aty ka një seri problematikash dhe kryesorja është fragmentarizmi i parkut kombëtar dhe këtë kërkon UNESCO.

Tare tha se UNESCO ka nxjerrë problematikat e saj mbi mbrojtjen e zonës dhe se shteti sipas tij ka mjaftueshëm fonde të nxjerra prej tij për ta menaxhuar atë në mënyrë ekselente.

UNESCO i kërkon Shqipërisë që t'i paraqesë Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin e vendimit, duke përfshirë një plan veprimi të detajuar me një afat kohor edhe për zbatimin e rekomandimeve të misioni të vitit 2022, për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 47-të.

Ndërkohë, edhe në vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin, UNESCO thotë se “vëren me keqardhje se, pavarësisht kërkesave të mëparshme, Shqipëria nuk ka zbatuar plotësisht projektin për zhvillimin e Planit të Menaxhimit në bashkëpunim me sektorin qeveritar dhe civil, financuar nga Fondi i Trashëgimisë Botërore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy