02-06 nëntor/ Nis Java kulturore ndërkombëtare e Hungarisë

02-06 nëntor/ Nis Java kulturore ndërkombëtare e Hungarisë

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare, sot në Tiranë nis Java kulturore ndërkombëtare e Hungarisë.

Përmes një konferencë për mediat, u bë e ditur aktiviteti i parë kulturor të kësaj jave, ekspozitës “VaniceArt” në Muzeun Historik Kombëtar.

Të pranishëm, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, ishin zëvendës ambasadori i Hungarisë, drejtoresha e aktiviteteve të kësaj jave, të përmbledhura nën emrin Hungarissimo, gazetarë e artdashës.

Ekspozita “Vanice Art”, solli punime të inteligjencës artificiale nga artisti inovator hungarez Péter Vanicsek. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët në Muzeun Kombëtar deri në ditën e fundit të javës kulturore. Arti i inteligjencës artificiale vjen për herë të parë në Shqipëri dhe sjell një teknologji të re për botën dhe një univers pa limit për fotografinë e rindërtuar.

Almira Emiri, drejtore e festivalit dhe pianiste shqiptare e që ka punuar dhe jetuar mbi 20 vite në Hungari, e cilëson eventin si një mundësi të artë për të sjellë sa më pranë dy vendet. Ky festival përkon me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Po sot është çelur një tjetër ekspozitë fotografike, e dy fotografëve të mirënjohur hungarezë, Endre Domonkos dhe Zoltán Marek.

Ekspozita është një mundësi unike për të dëshmuar përjetimin mbi Hungarinë të dy gjeneratave të artistëve në një hark kohor prej gjysmëshekulli.

Kjo ekspozitë do jetë e hapur përgjatë gjithë javës së kulturës hungareze, tek pedonalja e Tiranës.

Ndërkohë nesër mjeshtrja e madhe hungareze e shahut, grandmaster Ticia Gara do të zhvillojë një garë simultante shahu me disa shahistë nga Federata Shqiptare e Shahut.

Kjo lojë simultante do të shoqërohet me performancë xhaz nga Máté Domonkos dhe Stenaldo Mëhilli, duke shënuar një kombinim inovativ të lojës me muzikën xhaz.

Aktivitetet kulturore dhe jo vetëm në kuadër të javës Ndërkombëtare të Hungarisë, vazhdojnë deri më 6 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy