Restaurime në murin e Kalasë së Lezhës

Restaurime në murin e Kalasë së Lezhës

Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Lezhës.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Gonxhja bëri të ditur se, ekipi i “EU4Culture” po punon për rehabilitimin e pjesës veriore të murit të kështjellës, e cila ka pasur dëmtime të rënda.

Pas dekadash përkeqësimi dhe dëmtimeve të tjera nga tërmeti i vitit 2019, kjo ndërhyrje është shumë e rëndësishme për të parandaluar një shembje dhe për të ruajtur strukturën derisa të bëhet restaurimi i plotë. 

Faza e parë e punimeve restauruese ka filluar me gërmime dhe teste arkeologjike në zonën e ndërhyrjes.

Kalaja e Lezhës është një nga objektet më të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore dhe Historisë Shqiptare.

Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë I Lisit, ajo është djegur dhe rregulluar disa herë, ndërsa rindërtimet e saj të fundit të dokumentuara janë të vitit 1521, në kohën e Sulltanit Sulejmanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy