Restaurohet banesa e Angonatëve në Gjirokastër, Monument Kulture i Kategorisë I

Restaurohet banesa e Angonatëve në Gjirokastër, Monument Kulture i Kategorisë I

Në vazhdën e përpjekjeve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, është përfunduar restaurimi i banesës së familjes Angonati në Gjirokastër, një nga shembujt më të rrallë të arkitekturës tradicionale të qytetit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit historik dhe arkitektonik të qyteteve muze.

Ndërhyrjet e kryera në çati, fasadë dhe elementët mbrojtës i kanë dhënë banesës një pamje të re, duke ruajtur autenticitetin dhe duke e mbrojtur për gjeneratat që do të vijnë. 

Ky kompleks banimi është një dëshmi e rrallë e arkitekturës gjirokastrite, ku dritaret e shumta, ballkoni unikal dhe prania e tre oborreve tregojnë për zhvillimin e banesës qytetare dhe përshtatjen e saj me kohën.

E ndërtuar në vitin 1881, banesa “Angonatët” është Monument Kulture i Kategorisë I, pasqyron mjeshtërinë e ndërtimit me gur dhe ndikimet arkitekturore të fundit të shekullit të XIX-të.

Karakteristikat e saj arkitektonike, dritaret e shumta, ballkoni unikal dhe prania e tre oborreve, reflektojnë zhvillimin e jetës qytetare dhe përshtatjen e banesës me nevojat e kohës.

Struktura e saj bazohet në mure guri shtresor, tipik për ndërtimet tradicionale të zonës, duke e bërë atë një objekt me vlera të padiskutueshme historike dhe kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy