Kalendari Pirelli për vitin 2022 i besohet një këngëtari të famshëm

Kalendari Pirelli për vitin 2022 i besohet një këngëtari të famshëm

Për vitin 2022, kalendari më i famshëm në botë i është besuar një këngëtari. Bryan Adams, muzikant dhe fotograf, do të punojë për Kalendarin Pirelli 2022. Lajmin e bëri të ditur betë Adams përmes rrjeteve të tij sociale.

"Jam krenar që jam zgjedhur si fotograf i Kalendarit Pirelli 2022. Kombinimi i fotografisë dhe muzikës është diçka shumë emocionuese dhe padyshim do të përfshijë njerëz të jashtëzakonshëm. Fotografimi do të nisë pas disa javësh. Jam i entuziazmuar", tha ai.

Kalendari Pirelli nuk u realizua vitin e kaluar, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Por 2020 nuk ka qenë viti i vetëm i mungesës së Pirellit në treg. Kalendari është pezulluar edhe në 1967 dhe më pas nga 1975 deri në 1983.

Bryan Adams e ka kombinuar karrierën e tij në botën e rock-ut me pasionin e tij për fotografinë, duke arritur suksesin me foto, ndër të tjera, të artistëve nga bota e muzikës dhe kinemasë dhe protagonistëve të botës së modës. Në mesin e njerëzve të përjetësuar në foto prej tij janë Sir Mick Jagger, John Boyega, Amy Winehouse, Naomi Campbell, por edhe personalitete nga bota e politikës dhe liderëve të vendeve, deri te Mbretëresha Elizabeth, të cilën Bryan e fotografoi me rastin e Jubileut të tij të Artë. Portretet e tij janë shfaqur në revista të tilla si Vogue, Vanity Fair, GQ dhe Harper's Bazaar, si dhe në revistën e tij të artit "Zoo". Ndër botimet e punimeve të tij janë 'American Women' (2004), 'Exposed' (2012), projekti britanik i veteranëve të luftës 'Wounded: The Legacy of War' (2014) dhe 'Homeless', i lançuar në 2019. Ana tjetër e krijimtarisë së tij, muzikës, gjatë 40 viteve të fundit, Adamns ka qenë në krye të top listave në mbi 40 vende të botës. Ai ka fituar 3 Çmime Oscar, 5 nominime për Golden Globe dhe një Çmim Grammy. Albumi i tij i 15-të do të dalë në treg në vitin 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy