
Shkrimtari nga Kosova, Ag Apolloni, është i mendimit se marrëdhëniet Kosovë-Serbi, do të vijë një ditë që do të normalizohen dhe se dikur do të arrihet një paqe e përhershme, kur të hiqen këta politikanë që ka aktualisht Serbia.
Nga studio e emisionit “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se nuk ka dallim në shoqërinë e Shqipërisë me atë të Kosovës.
Tirana si ofertë kulturore është më e mirë se Prishtina, këtu mendoj se ka fushë më të gjerë veprimi.
Këtu ka qendra leximi, promovimi dhe ministria e Kulturës ndan një fond për përkthimin e letërsisë shqipe.
Ndjej që ka një jetë më kulturore, mund të jetë paragjykim. Nuk kemi një dallim shumë të madh për klimën kulturore, por pak më mirë është këtu.
Arshi Pipa ka thënë se po të pyesësh kosovarët për bashkim ndërkombëtar do thoshin po, ndërsa për shqiptarët nuk e di.
Ndërsa sot mendoj se dhe shqiptarët duan.



