BookTube, vendi magjik i të marrosurve pas librave (FOTO)

BookTube, vendi magjik i të marrosurve pas librave (FOTO)

Bashkësia më e mirë e të pasionuarve pas librave në fakt gjendet në YouTube.

 I fshehur ndërmjet videove popullore në YouTube (gurutë e bukurisë, tutorialë lojërash etj.) çfarëdo që po bën Logan Paul është e vogël, por gjithsesi me vlerë për një komunitet në rritje njerëzish që marrosen pas librave dhe leximit në internet.

Ky vend magjik është BookTube, dhe u kujton shikuesve se leximi nuk është thjesht argëtim, por pjesë thelbësore e jetës.

BookTube është emri jozyrtar që i është dhënë disa kanaleve të YouTube-it që diskutojnë gjithsej për librat. Çdo ditë, mijëra krijues online ose BookTubers, shpërndajnë video për librat që duan (dhe urrejnë), për letërsinë dhe për faktin që janë të marrosur pas leximit.

 “Ndiej që mund të jem në njëfarë mënyre lirshëm i marrosur në dashurinë e zjarrtë për librat, sepse e di që njerëzit që i shohin videot janë pak a shumë njësoj me mua”, thotë Ariel Bissett, një BookTuber 24-vjeçar nga British Columbia që po bën video të tilla për librat që nga viti 2011. Kanali i tij i YouTube-it ka rreth 150,000 ndjekës dhe rreth 10 milionë shikime të videove.

 “Leximi është vetmitar dhe i heshtur, kështu që fakti që gjen një vend ku njerëzit janë të pasionuar dhe të ngazëllyer rreth tij dhe duan të flasin për çka kanë lexuar, e bën BookTube-in magjik.”

BookTubers bëjnë video për gjithçka librore, që nga autorët e parapëlqyer e gjer te seritë e ndryshme, kopertinat e parapëlqyera, klube librash, shfaqje live, si: “Bookmarked” “Booksplosion” etj.

BookTubers i nxisin njerëzit të ndalojnë shikimin e YouTube-it dhe të fillojnë të lexojnë më shumë libra dhe të gjinive të ndryshme.

Shtëpitë botuese kanë mbajtur shënime nga BookTube dhe po ndryshojnë mënyrën si kapen librat, tregtohen e madje edhe për paraqitjen e kopertinave… /marrë me shkurtime nga Huffington Post, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy