Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit”, premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit”, premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit” ka shënuar premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” në Tiranë.

Tematika e dramës është bazuar në ngjarje të vërteta reale, në kohën e persekutimeve të klerikëve dhe besimtarëve.

Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit” e përshtatur nga Bajram Torba është bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares Zana Tako.

Në materialin rreth veprës nga Teatri Eksperimental thuhet se vjen një dramë tërheqëse, befasuese, emocionale, misionare dhe artistike.

Është një prurje e re jo vetëm për temën rrënqethëse, por në thelb të saj qëndron dashuria. Ajo dashuri njerëzore që vlen me shumë se çdo pasuri kapitale”, thuhet nga teatri në materialin për premierën, që pritet të jetë në skenë për publikun.

E gjitha kjo përcillet me mjaft përkushtim nga prifti Lazer, që është në qendër të ngjarjeve, ku rrethohet me një sërë personazhesh, që plotësojnë ngjarjet me një vendosmëri të rrallë. Pas shumë torturave që i bëhen priftit, atë e pushkatojnë.

Edhe pse para egzekutimit ai fal dashuri. Kjo është drama, që përcjell mision, falje dhe dashuri, por ndërkohë thuhet në material ngelet një dramë edukuese për mbarë njerëzit.

Në dramën “Gjaku i Martirëve të Kombit” janë në role aktorë të njohur të teatrit shqiptar, por dhe të rinj. Në vepër interpretojnë Bujar Asqeriu, Margent Caushi, Erjon Hinaj, Gëzim Rudi, Marjana Kondi, Alba Shtëmbari, Lindar Kaja, Delvis Bejleri, Alban Masaku, Bajram Torba.

Vepra teatrore premierë vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental te “ArTurbina” në datat 21, 22, 23 dhe 24 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy