“Biblioteka shqip në diasporë”, hapen 25 kënde të librit shqip në Evropë

“Biblioteka shqip në diasporë”, hapen 25 kënde të librit shqip në Evropë

Nisma “Biblioteka shqip në diasporë” po shtrihet gjithnjë e më shumë në vendet ku jetojnë shqiptarë, duke krijuar kënde të posaçme me libra në gjuhën shqipe në bibliotekat publike dhe komunitare.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se deri tani janë ngritur 25 kënde të librit shqip në Itali, Greqi dhe Zvicër. Sipas saj, projekti pritet të zgjerohet së shpejti edhe në vende të tjera ku jeton diaspora shqiptare.

 

Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj nisme është programi dygjuhësh i Qendrës së Botimeve për Diasporën, i cili u jep mundësinë edhe fëmijëve dhe të rinjve të huaj të njihen me kulturën dhe letërsinë shqiptare.

 

Ky program synon të krijojë ura komunikimi dhe mirëkuptimi mes kulturave, duke promovuar gjuhën shqipe dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në komunitete multikulturore.

 

Nisma merr një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të përpjekjeve për standardizimin dhe certifikimin e gjuhës shqipe sipas parametrave të Kornizës Europiane të Gjuhëve.

 

Sipas institucioneve përgjegjëse, ky proces synon t’i japë shqipes statusin dhe prestigjin që meriton si një gjuhë e mësuar, e përdorur dhe e certifikuar ndërkombëtarisht.

 

“Biblioteka shqip në diasporë” konsiderohet një hap i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe afrimin e brezave të rinj shqiptarë në emigracion me librin, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy