1 shtator- 2 tetor/ Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare në vend

1 shtator- 2 tetor/ Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare në vend

Pas pushimeve të verës, rinis gjatë muajit shtator, sezoni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare në Shqipëri.

Sipas faqes zyrtare në rrjete sociale, bëhet e ditur se projekti do të vazhdojë me programe të larmishme në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.

Katër shtetet e para që do të rihapin sezonin e Javëve Kulturore do të jenë: Britania nga (1 deri në 11 shtator, Suedia (12-18 shtator), Egjipti (19-25 shtator) dhe Kina (26 shtator – 2 tetor).

Gjatë muajit shtator e në vijim do të spikasin ndër të tjera, koncerte me muzikë klasike dhe moderne egjiptiane, performanca folklorike egjiptiane, festivali i kulturës kineze, performanca Taiji, ceremonia e çajit dhe ushqimit kinez, loja tradicionale cricket, koncerti i ABBA Tribute, si dhe koncerti i shumëpritur i këngëtares shqiptare, të njohur ndërkombëtarisht Rita Ora.

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022 është një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy