
“Pain and Glory” (Dhimbje dhe lavdi), filmi që kandidon edhe për çmimet “Oscar”, i regjisorit Pedro Almodovar ishte fituesi kryesor në edicionin e 34-të të çmimeve “Goya”, nderimi më i lartë për filmin në Spanjë. “Pain and Glory” prej ceremonisë së mbajtur në Malaga të shtunën mbrëma, shkoi në shtëpi me shtatë çmime, përfshirë ndër to për “aktorin më të mirë”të Antonio Banderas , “regjisori më i mire” për Almodovar dhe “filmi më i mire”.
Banderas, i cili për herë të parë bashkëpunoi me Almodovar në “Labyrinth of Passion” (Labirintet e Pasionit" në vitin 1982, falënderoi regjisorin për bashkëpunimin e tyre gati 40-vjeçar.
"Kam mësuar shumë nga ju, jo vetëm për artin, por edhe për jetën ...kam bërë punën time më të mirë me ju", tha Banderas, teksa merrte çmimin, duke shtuar se shpresonte që dyshja do të vazhdojë të punojnë së bashku në të ardhmen.
Fitorja e vendos "Pain and Glory", regjisori i të cilit është në moshë, si një prtendent të fortë për filmin më të mirë ndërkombëtar në çmimet “Oscar”, ndërsa Banderas do të përballet me aktorë, si oaquin Phoenix dhe Leonardo DiCaprio në kategorinë e “aktori më i mire” në ceremoninë që do të mbahet në Los-Anxheles më 9 shkurt.
Penelope Cruz, e cila gjithashtu interpreton filmin e Almodovarit, humbi në garën si “aktorja më e mirë”, trofe, e cila shkoi për Belen Cuesta për “The Endless Trench”.
Fitoret e tjera të "Pain and Glory" përfshinin “aktorja më e mirë mbështetëse” për Julieta Serrano dhe “skenari më i mirë origjinal për Almodovar.
Drama e Alejandro Amenabar në Luftën Civile Spanjolle “While at War” fitoi pesë çmime përfshirë “aktori më i mirë mbështetës” për Eduard Fernandez.
Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të politikës spanjolle. Kryeministri Pedro Sanchez ishte në audiencë dhe u shenjua disa herë nga prezantuesit dhe fituesit, përfshirë Almodovar, të cilët i kërkuan atij të bënte më shumë për të mbrojtur kulturën dhe kinemanë në Spanjë.
Çmimi për filmin më të mirë evropian shkoi në "Les Misérables" të Francës, ndërsa "Heroic Losers" të Argjentinës fitoi si Filmi më i mirë i Amerikës Latine.
Një nga surprizat e natës ishte çmimi për aktoren më të mirë të re, e cila shkoi te 84-vjeçarja Benedicta Sanchez për rolin e saj të parë ndonjëherë në Oliver Laxe në gjuhën galike në “Fire Will Come”. Sanchez falënderoi vajzën e saj që e çoi në audicion. /Reuters/



