Ministria e Kulturës kallëzon në Polici zjarrvënien në “Sarajet e Toptanasve”

Ministria e Kulturës kallëzon në Polici zjarrvënien në “Sarajet e Toptanasve”

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Tiranë ka bërë kallëzimi pranë Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, për zjarrvënie të qëllimshme ndaj monumentit të kulturës “Sarajet”.

Sipas një postimi në rrjete sociale, të ministres së Kulturës, Elva Margariti, kjo është bërë për të zhvlerësuar godinën dhe tjetërsuar funksionin e saj.

Për vlerat e saj arkitektonike dhe historike, Margariti sqaron se kjo ndërtesë u shpall në vitin 1973, monument kulture e kat. I.

Kjo godinë, e cila ka kryer funksionin e Bibliotekës së parë Kombëtare ka qenë pronë e shtetit deri në vitin 2000, kur iu kthye ish-pronarëve të saj.

Së fundmi Bashkia Tiranë kishte nisur procedurat e shpronësimit, për ta shndërruar në një institucion kulturor publik. Por duke parë situatën e krijuar, sipas ministres, godina do të shpronësohet “me procedure të përshpejtuar”.

Ministria e Kulturës ka dënuar këtë “akt kriminal” ndaj trashëgimisë kulturore. Ndër të tjera ka inkurajuar organet e kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të vërë përgjegjësit para përgjegjësisë.

“Ministria e Kulturës jo vetëm dënon këtë akt kriminal ndaj trashëgimisë kulturore, por inkurajon organet e kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të vërë përgjegjësit para përgjegjësisë.
Po ashtu, mbështet Bashkinë e Tiranës në nismën për ta shndërruar këtë godinë në një objekt kulturor, publik, duke ruajtur vlerat e saj unikale.
Falënderojmë për ndërhyrjen e menjëhershme punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim, që luftuan me flakët e zjarrit, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, Bashkisë së Tiranës, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, por edhe çdo qytetar të thjeshtë që ka kontribuar në shuarjen e zjarrit e do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të paprecedentë”.

Në mesnatën e 16 gushtit, monumenti i kulturës “Sarajet e Toptanasve”, është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Raportohet të ketë vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy