Java e Karnavaleve në Shkodër/ Druni: Deri më 15 shkurt atmosfera e aktiviteteve, ngjyrave dhe programeve festive (VIDEO)

Java e Karnavaleve në Shkodër/ Druni: Deri më 15 shkurt atmosfera e aktiviteteve, ngjyrave dhe programeve festive (VIDEO)

Shkodra ka nisur zyrtarisht javën e festimeve të Karnavaleve, një nga ngjarjet më të gjalla dhe më të dashura të qytetit, që do të shtrihet përgjatë gjithë javës me aktivitete për të gjitha moshat.

Korrespondentja Bendis Druni, për “MCN Live”, thotë se qyteti do të kthehet në një skenë të hapur me parada karnavalesh, aktivitete për fëmijë, performanca artistike, muzikë, drita dhe surpriza që do ta mbajnë gjallë ritmin e festës.

Në Shkodër ka nisur vendosja e maskotave dhe zbukurimeve, si pjesë e përgatitjeve për këtë festë madhështore. Kjo do të jetë një javë e mbushur me spektakël dhe energji pozitive, duke ftuar qytetarët dhe vizitorët nga të gjitha trevat të bëhen pjesë e kësaj feste unike. 

Java e Karnavaleve do të ketë shumë aktivitete, ekspozita dhe koncerte. Dy koncerte të mëdha do të zhvillohen të premten dhe të shtunën, dhe dy parada do të mbahen të shtunën dhe të dielën.

Kjo do të jetë një fundjavë e mbushur me ngjyra, interpretime artistike, humor, parada dhe aktivitete të shumta. Shkodra do të kthehet në kryeqytetin e gëzimit dhe argëtimit. 

Festimet kanë nisur me vendosjen e zbukurimeve dhe maskotave, duke krijuar një atmosferë festive dhe ngjyrash të ndritshme. Kjo javë do të jetë e mbushur me energji dhe mundësi për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë, deri më 15 shkurt, do të vazhdojnë aktivitetet dhe organizimet. Edhe pse kushtet atmosferike mund të ndikojnë pak në atmosferën e përgjithshme, ka shumë programime dhe surpriza për të gjithë pjesëmarrësit. 

Ky është një mesazh i bukur që bën Shkodrën një qytet plot risi, argëtim dhe traditë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy