
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim homologen Kosovës, Arbërie Nagavci, si dhe zv.ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Liza Gashi.
Në fokus të këtij takimi ishte seminari i “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” që do të zhvillohet në Vlorë gjatë kësaj vere.
Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se gjatë këtij takimi u ra dakord për organizimin e Seminarit të 16-të të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” në Vlorë në datat 30 korrik-2 gusht 2023.
U angazhuam të punojmë më shumë së bashku për mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë nëpërmjet një analize të detajuar mbi kurrikulën dhe tekstet.



