Ndahet nga jeta shkrimtari Milan Kundera

Ndahet nga jeta shkrimtari Milan Kundera

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare shkrimtari çek Milan Kundera. I njohur gjerësisht për “Lehtësia e padurueshme e qenies”, i cili në vitin 1988 u bë edhe film, Kundera ka fituar çmime të shumta gjatë gjithë karrierës së tij. Lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e ka bërë të ditur transmetuesi “Ceska televize”. Kundera lindi në Brno të Çekisë më 1 prill 1929, ndërsa babai i tij, ishte drejtor i Akademisë së Muzikës në Brno, JAMU, dhe pianist i njohur. Ai studioi piano dhe pasioni për muzikën u reflektua edhe në tekstet e tij letrare. Që në rini ai ishte i apasionuar pas poezisë dhe kontribuonte në revista të ndryshme letrare. Më pas u diplomua në Shkollën e Filmit, FAMU, ku në vijim dha lëndë në letërsi krahasuese. Ai u anëtarësua në Partinë Komuniste në vitin 1948, por pas vetëm dy vitesh, për shkak të disa kritikave që shprehu për politikën kulturore të vendit, u përjashtua për t’u ripranuar në vitin 1956. Ndikimi i tij u rrit dhe Kundera u bë një pikë e rëndësishme referimi në diskutimet politike të atyre viteve. Por më pas, në vitin 1968, doli hapur në favor të të ashtuquajturës “Pranvera e Pragës”, dhe për këtë shkak u detyrua të linte detyrën e mësuesit dhe në vitin 1970, u përjashtua përsëri nga partia. Në vitin 1975, Kundera emigroi në Francë, ku dha mësim në universitetet e Rennes dhe Parisit. Në vitin 1979, pas botimit të librit të të qeshurit dhe harresës, iu hoq shtetësia çekosllovake. Në vitin 1981, falë interesimit të Presidentit francez Francois Mitterrand, fitoi shtetësinë franceze. Në vitin 2008, një dokument i gjetur në arkivat e Policisë së Pragës dhe i konsideruar i besueshëm dëshmon për një nga denoncimet e tij, në vitin 1950, kundër një 20-vjeçari të përfshirë në një operacion naiv “spiunazhi” midis Gjermanisë Perëndimore dhe Çekosllovakisë. I riu më vonë u dënua me 22 vjet punë të rëndë. Mirëpo Kundera e ka mohuar gjithmonë çdo përgjegjësi në këtë çështje. Pas Pranverës së Pragës veprat e tij u ndaluan në Çekosllovaki. Ndërkohë romanet e tij më të fundit i shkroi në gjuhën frënge dhe nuk i dha askujt të drejtat e përkthimit në gjuhën çeke. Për këtë arsye, autori është përballur me kritika të forta në vend, madje edhe në qarqet e disidencës, që nga botimi në 1984 i suksesit të tij më të bujshëm, “Lehtësia e padurueshme e qenies”, në Francë. Duhet të vinte viti 2006 që Kundera të jepte lejen për botimin e romanit edhe në Republikën Çeke, nëpërmjet një botimi të botuar në gjuhën çeke në Toronto, qysh në vitin 1985. Ndër shumë çmimet e marra nga Kundera janë çmimi Mondello i vitit 1978 dhe Çmimi i madh i letërsisë i Akademisë Franceze të vitit 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy