Noel Hoxha, një djalë i talentuar nga Shkodra dhe prezantues i fëmijëve, rrëfeu në emisionin “Zgjohu me MCN” përvojën e tij të veçantë si moderator në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë.
I përzgjedhur për shkathtësinë dhe elokuencën e tij në të folur, Noeli thotë se ky festival ishte një përvojë magjike dhe emocionale për të:
Ishte një magji e vërtetë! Ishte kaq e bukur sa ende më duket sikur nuk ka mbaruar.
Kam qenë pjesë e stafit dhe njëkohësisht moderator. Qava nga emocionet kur mbaroi gjithçka, sepse ishte shumë e veçantë për mua.”
Unè iu bashkova Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër në moshën 12-vjeçare, kur isha në klasën e shtatë. Mendova se ishte vonë për të filluar, por e kuptova se nuk është kurrë vonë për të ndjekur pasionin.
Çdo ftesë, çdo aktivitet që kam marrë pjesë, nuk ishte vonë, ishte herët, sepse më pasuan mundësi të mëdha.
Në rolin e tij si prezantues, Noelit iu desh të mbulonte jo vetëm skenën, por edhe prapaskenën:
Kisha përgjegjësi të kapja çdo moment ‘backstage’, të realizoja intervista dhe të isha gjithmonë prezent me kamerën edhe kur nuk isha në skenë.
Por pavarësisht gjithë punës, ne vallëzonim me çdo këngë dhe e shijonim çdo çast
E mora me përgjegjësi, por edhe me sportivitet, sepse ishte Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, një ngjarje e madhe për ne. U kënaqëm, mësuam dhe festuam.



