Kompanitë e modës së lartë “Yves Saint Laurent” dhe “Balenciaga” kanë deklaruar se do të bëjnë maska kirurgjikale në vend të rrobave luksoze.
Kompania mëmë, “The Kering Group” gjithashtu ka premtuar të blejë tre milionë maska për shërbimin shëndetësor francez. Në një deklaratë, kompania tha se do t'i importonte nga Kina për "të kontribuar në luftën kundër Covid-19". “The Kering Group” gjithashtu është zotuar të bëjë një donacion për Institutin e Kërkimeve Biomjekësore të Institut Pasteur, njofton BBC.
Të hënën, autoritetet shëndetësore franceze raportuan 186 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 860 persona , pasi Kryeministri Eoudouard Philippe njoftoi masa të mëtejshme.
Kompania me qendër në Paris tha: "Punëtoritë franceze të shtëpive të Kering Balenciaga dhe Yves Saint Laurent janë duke u përgatitur për të prodhuar maska që përputhen me masat më të rrepta të mbrojtjes shëndetësore për anëtarët e stafit të tyre".
Kompania shumëkombëshe me qendër në Paris gjithashtu përmban emra të njohur të modës si “Gucci” dhe “Alexander McQueen”.



