Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja/ Nesër ditë zie në Kosovë

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja/ Nesër ditë zie në Kosovë

E premtja në Kosovë është shpallur ditë zie shtetërore në nderim të akademikut Rexhep Qosja

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se dita e premte, 24 prill 2026, është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

 

Sipas saj, ky vendim vjen si shprehje e respektit institucional për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.

 

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

 

Ajo ka theksuar se shteti i Kosovës shpreh mirënjohje për figurën e Qosjes dhe ndikimin e tij në fushën e dijes dhe kulturës.

 

Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shtuar ajo.

 

Akademiku Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare.

Qosja ishte shkrimtar, historian i letërsisë, profesor universiteti dhe akademik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy