Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori  “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti

Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare pas një sëmundje të gjatë regjisori i njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti.

Vajza e tij, Juna Anagnosti lajmëron vdekjen e të atit në rrjetet sociale.

Dhimitër Anagnosti ishte një nga figurat më emblematike të kinematografisë shqiptare. Me një karrierë që shtrihet për dekada, ai solli në ekran disa nga filmat më të dashur dhe të rëndësishëm të artit shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare.

Shkollën fillore e ndoqi në fshatin e lindjes, Vuno, Himarë, ndërsa studimet e mesme i përfundoi në Vlorë. Nga viti 1954 deri më 1960, ai studioi në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Si punë diplome, bashkë me Viktor Gjikën, realizoi filmin Njeriu kurrë nuk vdes, bazuar mbi një tregim të Ernest Hemingëay-t, i cili u shpërblye me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinemasë (Holandë, 1961).

Pas kthimit në Shqipëri, nisi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku kontribuoi në filma si Debatik (1961) dhe Toka jonë (1964).

Po aty xhiroi edhe dokumentarin e parë me ngjyra, Gurët dekorativë. Si regjisor debutoi në vitin 1966 me filmin Komisari i dritës (së bashku me Viktor Gjikën), për të vazhduar më pas me Dueli i heshtur (1967) dhe një seri filmash artistikë që lanë gjurmë.

Në karrierën e tij 40-vjeçare realizoi 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, si dhe 15 skenarë, shumicën e të cilëve i shkroi vetë.

Për veprën e tij të çmuar u nderua me titullin “Artist i Popullit” (1987), ndërsa në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar iu akordua kupa e karrierës. Në fillim të viteve ’90 u përfshi aktivisht në jetën publike, duke qenë pjesë e lëvizjes demokratike. Shërbeu si deputet i Partisë Demokratike (1991–1996) dhe si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (1992–1994).

Dhimitër Anagnosti mbetet një figurë emblemë e artit shqiptar, i njohur për guximin qytetar, mendimin e lirë dhe përkushtimin e tij të rrallë ndaj kulturës kombëtare.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy