Bucci: Godina historike e ish-konsullatës italiane në Shkodër kthehet në një qendër kulturore

Bucci: Godina historike e ish-konsullatës italiane në Shkodër kthehet në një qendër kulturore

E projektuar nga Kolë Idromeno, godina historike e ish-konsullatës italiane në Shkodër, po kthehet në një qendër kulturore.

Ambasadori i Italisë në Shqipërisë Fabrizio Bucci tha se kjo godinë nuk do funksionojë si konsullatë por do jetë një shtëpi e madhe për artin dhe kulturën. 

Mirë se vini në ish konsullatën e Shkodrës, këtë godinë të bukur që pas disa vitesh punë restauruese është thuajse gati. Ka qenë një punë e gjatë sepse është bërë një restaurim konservues, për ta ruajtur këtë godinë.

Do të ndërhyjmë në pjesën e oborrit, heqjen e murit rrethues, por donim ta paraprinim inaugurimin me këtë aktivitet që na jep shijen e asaj që do të jetë për Shkodrën pallati ‘Italia’.

Sot kam këtu edhe kryebashkiakun Spahia, i cili na ka dhënë një mbështetje të madhe për të kapërcyer disa burokraci që dy vendet tona i kanë. Brenda pak muajsh kjo godinë do të jetë gati dhe prej atij momenti i dorëzohet qytetit, sepse këtu nuk do të rihapim konsullatën italiane por do të jetë një shtëpi e madhe për artin dhe kulturën.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se godina e re e ish konsullatës është një dhuratë jo vetëm për Shkodrën por për gjithë Shqipërinë për zhvillimin e artit dhe kulturës.

E ndërtuar në vitin 1861, pasi ka kryer një sërë funksionesh që nga ai diplomatik, fetar, ushtarak, kulturor, po restaurohet për t’iu dhënë përfundimisht Shkodrës e shkodranëve, por edhe kujtdo që bujt në këtë qytet mikpritës dhe djep kulture.

Kjo godinë shërbeu si konsullatë e Italisë në Shkodër nga viti 2001 deri në vitin 2013-të kur u mbyll nga shteti italian për të rihapur dyert sërish duke u quajtur tashmë “Pallati Italia”.

Kjo ndërtesë në qendër të Shkodrës shërbeu si Konsullatë e Italisë edhe përpara Luftës së Dytë Botërore ndaj mbart vlerat të mëdha historike dhe kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy